Kontrabanduan migrantë, 14 të pandehur dënohen me 34 vjet burg
M.Sh/RTKLive
Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpall aktgjykim dënues ndaj 14 të pandehurve për kontrabandim me emigrantë, duke i dënuar me 34 vjet burg dhe 22 muaj euro gjobë. Nga të pandehurit, 6 janë shtetas të huaj, 4 nga Iraku e 2 nga Siria.
“S.S., B.P., T.F., H.K., B.E., A.I., V.N., I.S janë shtetas të Republikës së Kosovës; Sh.Xh., H.A.M., H.D., R.A janë shtetas të Republikës së Irakut; M.K., dhe I.Sh janë shtetas të Republikës Arabe Siriane, të cilët sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, akuzoheshin për “Kontrabandimi me migrantë” në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, me kryetarin Drilon Haraçia, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësorë, i shpalli fajtorë dhe iu shqiptoi dënimet veç e veç dhe atë: S.S., 5 vjet burgim dhe 2000 euro gjobë; B.P., 4 vjet e 8 muaj burgim dhe 2000 euro gjobë; Sh.Xh., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; H.A.M., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; H.D., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; R.A., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; M.K., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; I.Sh., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; T.F., 1 vjet e 5 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; H.K., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; B.E., 1 vit e 6 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; A.I., 1 vit burgim dhe 1500 euro gjobë; V.N., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; I.S., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë.
“Të pandehurit akuzoheshin se në periudha të ndryshme të vitit 2020 dhe 2021 kanë organizuar kontrabandimin e migrantëve, shtetas të huaj sirianë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejte të dobisë pasurore nga hyrja e paligjshme në Republikën e Kosovës, i cili nuk është shtetas i Faqe 2 nga 2 Republikës së Kosovës, ashtu që kanë organizuar automjete për në pikën kufitare në Jarinje duke i mundësuar kalimin e kundërligjshëm të kufirit Kosovë-Serbi”, thuhet në vendim e Gjykatës.























