Policia arreston një person i dënuar për veprën dhunimit
BKT
Kronika

Policia arreston një person i dënuar për veprën dhunimit

F.S / RTKlive

Njësitet e stacionit policor të Podujevës, kanë arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës, pasi ky i fundit kishte aktive një urdhëresë për dënimin dhe mbajtjen e burgut për 3 vite për shkak të veprës penale dhunim.

“Ndaj personit të dyshuar E.A, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa (dënim me tri vite burgim)  për veprën dhunim. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika