22 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
BKT
Foto: RTKLive
Kronika

22 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

V.Th. RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 22 aktakuza kundër 26 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 17 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një  aktakuzë kundër dy të pandehurve,  Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë aktakuza kundër dhjetë personave, po ashtu edhe Prokuroria Themelore në Prizren nëntë aktakuza kundër 11 personave, Prokuroria Themelore në Gjilan,   ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.

Kurse Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.


MË SHUME NGA Kronika