12:31 / 15.09.2023
Vdes një burrë, u rrokullis me moto-kultivator
Sh.Ç/RTKlive
Policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar vdekjen e një burri në Suharekë, i cili ishte gjetur pa shenja jete pasi që dyshohet se ishte rrokullisur me moto-kultivator.
Policia ka theksuar serasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar me moto-kultivator ishte rrokullisur dhe si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.























