13:09 / 15.09.2023
Sulmohen dy policë në Graçanicë
Sh.Ç/RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy policë janë sulmuar në Graçanicë, në kohën sa kanë qenë duke e kryer detyrën zyrtare.
Të dyshuarit për sulmin janë arrestuar dhe u është caktuar masa a ndalimit për 48 orë, ndërsa policët e sulmuar kanë pranuar tretman mjekësor.
Sipas policicsë, ngjarja ka ndodhur të enjten kursr rasti po trajtohet si pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar.























