Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit që sulmoi komunitetin LGBT
M.P. / RTKlive
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit B.V. i cili ka kryer përgatitje të veprave terroriste ndaj komunitetit LGBTI.
“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri B.V. ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme, dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me, NITRATE DE CALCIUM, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtareve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdarë, i njëjti me datë 21.02.2023,arrestohet nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
I pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’.























