Ushtrojnë dhunë në familje, arrestohen katër persona
V.Th. RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona pasi kishin ushtruar dhunë në familje.
Sipas policisë dy raste kanë ndodhur në Lipjan, një në Istog dhe një në Ferizaj.
Në Lipjan është arrestuar një i dyshuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka pranuar trajtim mjekësor. Po ashtu edhe një rast tjetër i dhunës ka ndodhur në Lipjan. Edhe në këtë rast, sipas policisë, është arrestuar i dyshuari pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
“Istog,15.09.2023-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës (bashkëshortes së tij). Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor. E në Ferizaj është arrestuar e dyshuara, pasi që ka sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, të gjithë personat e përfshirë në dhunën familjare, janë dërguar në mbajtje.























