18:17 / 16.09.2023
Vdes në moshë të re gazetarja e “Zërit të Amerikës” Rudina Dervishi
RTKlive
Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv "Ditari" të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.
Vetë media ku punoi ajo shkruan se ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës.
Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.























