Aksident trafiku në Podujevë, dy persona humbin jetën tre të tjerë lëndohen
BKT
Kronika

Aksident trafiku në Podujevë, dy persona humbin jetën tre të tjerë lëndohen

M.Sh/RTKlive

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në aksin rrugor që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, njofton Polici a e Kosovës.

“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.  Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur”, ka deklaruar Flora Ahmeti nga polica.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa me hetimin për këtë vetaksident, po merren hetuesit e policisë.


MË SHUME NGA Kronika