08:55 / 18.09.2023
Zhduket një person në Fushë-Kosovë
Sh.Ç /RTKlive
Një person raportohet të jetë zhdukur rreth dy javë më parë në Fushë-Kosovë. Policia ka bërë të ditur se familjarët e tij e kanë raportuar rastin, ndërsa thonë se ai ka dalë nga shtëpia që dy javë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar para dy javësh ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.























