Pesë raste të dhunës në familje gjatë një jave në rajonin e Ferizajt
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Pesë raste të dhunës në familje gjatë një jave në rajonin e Ferizajt

V.Th. RTKlive

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, prej tyre 2 raste në Ferizaj, 2 raste në Kaçanik dhe 1 rast në Shtime.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 1 person i dyshuar për dhunë në familje është ndaluar në mbajtje, 3 persona tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa 1 person është në kërkim policor, njofton policia.

Sipas njoftimit Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Ndryshe Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.


MË SHUME NGA Kronika