33 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

33 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

V.TH. / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej 33 aktakuza, kundër 42 personave. Po ashtu, me urdhër të prokurori të shtetit, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 14 persona,si dhe, është paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi. .

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona dhe ka ngritur 16 aktakuza kundër njëzet personave, për vepra të ndryshme penale.

 Kurse, Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Edhe Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave për vepra penale të ndryshme.

E Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika