09:28 / 20.09.2023
Arrestohen 10 të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare
M.P. / RTKlive
Janë arrestuar dhjetë të dyshuar për hyrje në sisteme kompjuterike dhe përdorim të kartelave bankare pa autorizim.
Të dyshuarit kanë kryer veprën penale në qytete të ndryshme, duke përfshirë Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn, Kaçanikun, Suharekën, Gllogocin dhe Deçanin.
“Në bashkëpunim në mes veti ata kanë përdorur kartela bankare pa autorizim ku kanë bërë pagesa-blerje, transaksione, tërheqje të parave nga bankomatët të ndryshëm”, njofton policia.
Gjatë kontrollit të vendbanimeve të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar tre armë zjarri, municion, tre lap-top, nëntë telefona mobil, dy USB, tri kartela bankare, një veturë, një shtëpizë PC, tri SIM kartela dhe një fletore me shënime.























