Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj
BKT
Kronika

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar ish-zyrtarin e gjendjes civile në Ferizaj me inicialet B.Xh., i cili ka qenë i angazhuar në këtë pozitë deri në vitin 2019.

Sipas raportit të policisë, ai ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas të huaj, në këtë rast turk, në sistemin elektronik të gjendjes civile, pa i plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

“Shtetasi turk ka arritur që pas regjistrimit të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe me pasaportë të Republikës së Kosovës. I dyshuari, me veprimin e tij dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, njofton policia.

I njëjti është intervistuar dhe është dërguar në ndalim prej 48 orësh.


MË SHUME NGA Kronika