Aksident në Lipjan, marrin flakë dy automjete bujqësore dhe dy serra
M.Miftari/RTK
Një aksident ka ndodhur të enjten mbrëma në Lipjan, ku janë përfshirë dy automjete bujqësore, njëra nga të cilat ka qenë duke transportuar ushqim për kafshësh dhe ka marrë zjarr. Sipas Policisë së Kosovës, nga zjarri që ka përfshirë makinat janë djegur edhe dy serra që kanë qenë afër rrugës. “Rreth orës 1
"Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Lipjan. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nga zjarri janë përfshitë dy objekte (një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra”, njofton për RTK-në, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Sipas saj, në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.
“Për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës. Aktualisht ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit”, ka deklaruar ajo.























