17:01 / 22.09.2023
Ndalohet 16 vjeçari në Kaçanik, i është gjetur një armë zjarri
Sh.Ç /RTKlive
Polica në lagjen ‘’Dushkajë’’ në Kaçanik ka ndaluar personin SH.K i moshës 16 vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri me tre fishekë.
"I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit
nga policët hetues, me vendim të prokurorit për të mitur nga Prokuroria Themelore
në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma
është konfiskuar. Rasti është cilësuar 'Armëmbajtje pa leje'", thuhet në njoftim.























