Në QKUK, vdes një nga të plagosurit në Rahovec
Sh.Ç/RTKlive
Ka ndërruar jetë njëri nga personat që u plagos para disa ditëve në Rahovec.
“Me datë 22.09.2023 ka vdekur njëri nga viktimat që ka qenë në tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës.
Të martën dy persona ishin plagosur në Rahovec, rasti kishte ndodhur rrugën “Fahri Fazliu”.
“Rreth orës 16:40, është raportuar se dy persona në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Rahovec ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri. Në ndërkohë në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast”, kishte njoftuar Policia.























