Arrestohet i mituri në Kaçanik, Policia i gjen revole me 3 copë fishekë
BKT
Kronika

Arrestohet i mituri në Kaçanik, Policia i gjen revole me 3 copë fishekë

F.S / RTKlive

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Kaçanik të premten ka arrestuar një të mitur, kjo pasi të njëjtit i është gjetur një revole me 3 copë fishekë.

Në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Fsh. Dushkaj, Kaqanik 22.09.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovari i mitur, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur në posedim dhe sekuestruar në revole me 3 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika