Arrestohet një person i dyshuar për ‘Prezantim i rremë’
BKT
Kronika

Arrestohet një person i dyshuar për ‘Prezantim i rremë’

F.S / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Prezantim i rremë’.

Në një njoftim të policisë, thuhet hetuesit policor, kanë ndërmarrë veprime hetimore e  operative që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit; B. M. 20 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Arrestimi i të dyshuarit, është bërë  mbi dyshime të  bazuara pasi i dyshuari ka telefonuar disa herë  në linjë emergjente që ka tentuar  ti vë në lajthim policinë  duke u lajmëruar  rrejshëm si ankues,  po ashtu  është prezantuar rrejshëm edhe si person zyrtar”, thuhet në njoftim.

Tutje vazhdon njoftimi se pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.


MË SHUME NGA Kronika