19:10 / 25.09.2023
Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për shantazh në Gjilan
M.P. / RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e dytë në Gjilan për shantazh ndaj viktimës kosovare.
Viktima kishte raportuar se po shantazhohet nga disa persona në rrjetet sociale për publikimin e disa videove të saj me përmbajte intime.
“Njësiti i hetimeve rajonale të Policisë në Gjilan pas veprimeve të shpejta hetimore operacionale, mirë të organizuara me datën 22.09.2023 ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin R.G. (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar) ndërsa i dyshuari i dytë ishte vënë në kërkim policor. Me datën 25.09.2023 është arritur që të lokalizohet dhe arrestuar edhe i dyshuari i dytë L.R. (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar)”, njofton policia.
Rasti do të procesohet në Prokurorinë Themelore.























