42 aktakuza të ngritura nga prokuroritë gjatë 24 orëve
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

42 aktakuza të ngritura nga prokuroritë gjatë 24 orëve

V.Th. RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 42 aktakuza kundër 48 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 17 persona, si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit për tetë persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave V.T. B.S dhe D.M. për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë persona, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, si dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, kurse ajo në Pejë ka ndaluar katër persona të dyshuar për kryerje të veprave penale dhe  ka ngritur dhjetë aktakuza, kundër 14 personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave e me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orëve, derisa ajo në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar tre persona, ka paraqitur një kërkesë për caktim paraburgimi dhe ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave për vepra penale të ndryshme, teksa Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika