19:50 / 26.09.2023
Policia arreston një të dyshuar për vjedhje e rëndë
F.S / RTKlive
Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime dhe prova të siguruara se me datën 12 shtator 2023, në zonën e Vushtrrisë, ka kryer veprën penale vjedhje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, thuhet në njoftim ,se pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit: P. A., 37 vjeçar i është shqiptuar masa e ndalimit policor.























