Dogana konfiskon mallra në gjashtë lokacione në Gjakovë
E. Hoti / RTKlive
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur të mërkurën se ka konfiskuar mallra të paligjshme në kontrollet që ka kryer në gjashtë lokacione të ndryshme në Gjakovë.
Sipas njoftimit, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë gjetur dhe 30 telefona celularë Samsung dhe iPhone, 62 pajisje "Airpods", 280 copë parfumë me origjinë nga Serbia, 29 pako qaj për dobësim, 88 pako të ndryshme të stimulansëve seksual.
“Mallrat e zbuluara janë sekuestruar në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi. Në të njëjtën kohë, janë nisur procedurat e kundërvajtëse për personat përgjegjës”, ka njoftuar Dogana
Dogana iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe subjekteve tregtare që të respektojnë rregullat dhe ligjet e zbatueshme në lidhje me tregtimin dhe importin e mallrave.
“Dogana e Kosovës është e vendosur të vazhdojë përpjekjet e saj për të ndaluar kontrabandën dhe të mbrojë interesat e tregtisë legjitime dhe të sigurojë që ligji të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, thuhet tutje në njoftimin e Doganës.
Sipas njoftimit, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë gjetur dhe 30 telefona celularë Samsung dhe iPhone, 62 pajisje "Airpods", 280 copë parfumë me origjinë nga Serbia, 29 pako qaj për dobësim, 88 pako të ndryshme të stimulansëve.