Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën
BKT
Kronika

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën

M.Miftari/RTKlive

Njësitë e Doganës kanë organizuar një operacion të suksesshëm në qytetin e Ferizajt, pasi kanë arritur të parandalojnë futjen e armëve të ftohta përmes pikëkalimit kufitar të Merdares.

Përmes një njoftimi për medie, bëhet e ditur se gjatë një operacioni të oficerëve doganorë kanë inspektuar dhe kontrolluar me kujdes 6 subjekte të ndryshme.

“Rezultati i këtij kontrolli është zbulimi dhe konfiskimi i 39 telefona celularë, duke përfshirë modele të njohura të markave Samsung dhe iPhone; sasia e telefonave celularë është sekuestruar në përputhje me ligjin dhe procedurat në fuqi. Gjithashtu, procedurat kundërvajtëse janë inicuar kundrejt palëve përgjegjëse për këtë aktivitet, derisa në pikë kalimin kufitar të Merdares gjatë kontrolleve nga ana e njësisë K9 të Doganës së Kosovës tek një shtetas i Serbisë janë gjetur armë të ftohta (thika 3 copë) të fshehura brenda makinës së tij, te cilat janë konfiskuar, derisa rasti është përcjell tek Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Tutje bëhet e ditur se Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe IOS, që mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt dhe, gjithashtu, ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.


MË SHUME NGA Kronika