07:31 / 28.09.2023
Digjet një veturë në rrugën "C" në Prishtinë
RTKlive
Një veturë është djegur, sot rreth orës 4:30minuta, në rrugën "C" në lagjen Mat, në Prishtinë. Bëhet e ditur se policia ndodhet në vendngjarje. Shkaqet e këtij incidenti nuk dihen ende.
“Sot rreth orës 04:30, është raportuar se në rrugën "C" në Prishtinë , një veturë është përfshirë nga zjarri, e cila është dëmtuar tërësërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Bëhet e ditur se policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.























