08:05 / 28.09.2023
Aksident në rrugën Prishtinë - Gjilan, lëndohen tre persona
N.M. /RTKlive
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.
Bëhet e ditur se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.























