Nga të shtënat me armë zjarri plagoset një person në Prishtinë
BKT
Kronika

Nga të shtënat me armë zjarri plagoset një person në Prishtinë

A.B/ RTKlive

Sot rreth orës 11:00, në lagjen Dardania, në Prishtinë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Dyshohet se, me këtë rast, një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Bëhet e ditur se hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar), si dhe ndriçimin e plotë të rastit.


MË SHUME NGA Kronika