11:17 / 30.09.2023
I shkakton dhunë psiqike nënës, arrestohet i dyshuari
M.P / RTKlive
Një rast i dhunës psiqike ka ndodhur në Prishtinë, ku viktima femër ka raportuar djalin e saj për dhunë psikike
Rasti ka ndodhur dje rreth ores 12:00.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj”, njofton Policia.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.























