Thyen xhamin e veturës dhe vjedh gjësende, i dyshuari në kërkim
BKT
Kronika

Thyen xhamin e veturës dhe vjedh gjësende, i dyshuari në kërkim

M.P / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes dje në Prishtinë në mbrëmje. I dyshuari ka thyer xhamin e veturës dhe ka vjedhur një mori sendesh nga viktima.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i ishte thyer xhami i veturës dhe nga vetura i janë vjedhur një revole për të cilën posedonte leje, disa fishekë dhe një çantë në të cilën ka pasur para te gatshme dhe disa kartela bankare”, njofton Policia.

Nuk raportohet ende për gjetje të të dyshuarit.


MË SHUME NGA Kronika