48 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

48 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

V.Th. RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 48 aktakuza kundër 53 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 11 persona dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 37 aktakuza kundër 40 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur shtatë aktakuza, kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një aktakuzë kundër dy personave.

E Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika