22:36 / 03.10.2023
Dy të plagosur në një dyqan në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë
E. Hoti / RTKlive
Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit brenda një dyqani sonte në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Policia ka arresutar dy persona, teksa ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri lidhur me këtë rast. Të lënduarit nga shtënat nga arma e zjarrit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Përveç dy të arrestuarve, sipas Borovcit, policia po punon edhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë rast.























