Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandimin e qindra pakove të duhanit
BKT
Kronika

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandimin e qindra pakove të duhanit

E. Hoti / RTKlive

 Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Policia ka njoftuar se në fshatin Malinë të Maqedonisë së Veriut që lidhet me fshatin Lubishtë të Kosovës, është vërejtur  një person i dyshuar i cili kishte ngarkuar tre kuaj me duhan të llojeve të ndryshme

Sipas Policisë, i dyshuari pasi i  ka vërejtur zyrtarët policor është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit sasia e duhanit të ngarkuar i llojeve:

· Marlboro 220 pako me peshë rreth 500 gram copa,

· Duhan Sobrano 100 pako me peshë rreth 500 gram copa,

· Duhan Davidof Argentina 20 pako me peshë rreth 500 gram copa,

· Duhan Davidof Slims 100 pako me peshë rreth 500 gram copa, si dhe

·Duhan Oriental 60 pako me peshë rreth 500 gram copa, është dërguar në terminalin doganor përkatës, ndërsa kafshët/kuajt tërhiqen përmes kompanisë së kontraktuar nga Dogana e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika