Kanosi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Pejë
BKT
Kronika

Kanosi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Pejë

M.P / RTKlive

Policia në Pejë ka arrestuar të dyshuarin për kanosje ndaj personit zyrtar, përkatësisht zyrtarëve policor.

I dyshuari e kishte të ndaluar drejtimin e automjetit pёr shkak se patentë shoferin e kishte të sekuestruar.

“Ndaj tё njëjtit ёshtё shqiptuar gjoba dhe ёshtё kërkuar qё veturën ta drejtoj dikush tjetёr. I dyshuari nё shenjё revolte nuk ka pranuar qё dikush tjetёr ta drejtoj veturën e tij dhe fillon tё bërtas dhe kanos viktimën zyratrin policor”, njofton Policia.

Personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

 


MË SHUME NGA Kronika