Vidhet një cisternë më gaz në Kamenicë, dëmi 30 mijë euro
BKT
Kronika

Vidhet një cisternë më gaz në Kamenicë, dëmi 30 mijë euro

F.S / RTKlive

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se është vjedhur një cisternë për gaz vlera e të cilit është 30 mijë euro në fshatin Koretin të Kamenicës.

Nuk raportohet për të arrestuar, pos që thuhet në raport se rasti është nën hetime.

“Fsh. Koretin, Kamenicë  04.10.2023 – 11:47. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë vjedhur një cisternë për gaz vlera e të cilës sipas viktimës është rreth 30.000 €. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë


MË SHUME NGA Kronika