Arrestohen dy persona në Podujevë, dyshohet se dhunuan dy femra
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona në Podujevë, dyshohet se dhunuan dy femra

B. H. | RTKlive

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se të shtunën ka arrestuar dy persona në Podujevë nën dyshimin se në mbrëmjen e së premtes kanë dhunuar dy femra.

Policia ka raportuar se të dyshuarit janë arrestuar të shtunën dhe janë dërguar në mbajtje.

“Podujevë/06.10.2023-21:00-12:00. Me 07.10.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin s e të njëjtit kanë kryer veprat e lartë cekura ndaj dy viktimave femra kosovare. Njëra nga viktimat është dërguar në ekzaminim gjinekologjik ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika