08:59 / 09.10.2023
Therr me thikë viktimën e grabit lokalin, arrestohet i dyshuari në Prizren
M.P. / RTKlive
Një rast i grabitjes i shoqëruar me goditje me thikë ka ndodhur dje në Prizren.
“Është raportuar se në një lokal i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte goditur me një mjet të mprehtë/ thikë viktimën femër kosovare, nga vendi i ngjarjes ka grabitur një shumë parashë dhe më pas është larguar”, njofton Policia e Kosovës.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar.























