Vdes një person në Rahovec pasi u rrezua me traktor
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Vdes një person në Rahovec pasi u rrezua me traktor

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën të dielën në Rahovec pasi është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë.

Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent.

 Tutje u bë e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë  Ligjore për obduksion.

Rasti po hetohet nga organet kompetente dhe është iniciuar si  “Hetim i vdekjes”.


MË SHUME NGA Kronika