Sulmoi fizikisht zyrtarët policorë, arrestohet  shtetasja e Shqipërisë  
BKT
Kronika

Sulmoi fizikisht zyrtarët policorë, arrestohet  shtetasja e Shqipërisë  

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dielën një shtetase të Shqipërisë  në magjistralen Ferizaj-Kaçanik , nën dyshimin se e njëjta ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur derisa zyrtarët policorë e kishin ndaluar të dyshuarën pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion.

“Është arrestuar e dyshuara shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët e kanë ndaluar pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion”, ka njoftuar Policia.

Tutje u bë e ditur se lidhur me rastin, si pasojë njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.      

 


MË SHUME NGA Kronika