09:26 / 09.10.2023
Policia në Ferizaj realizon 153 urdhëresa të gjykatave kompetente
SH.Ç/RTKlive
Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë javës që shkoi, ka realizuar 153 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
"Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406", thuhet në njoftim.























