11:52 / 09.10.2023
Brenda javës, mbi 1500 gjoba kundërvajtëse vetëm në Ferizaj
M.Sh/RTKlive
Policia rajonale në Ferizaj gjatë javës së kaluar, nga data 02 deri më 10 të këtij muaji, ka shqiptuar 1579 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 19 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Policia thotë se këto aktivitete i ka ndërmarrë me qëllim parandalimin e aksidenteve, të cilat brenda javës kanë shkuar në 42, prej të cilave, 16 aksidente kanë përfunduare me të lënduar, ndërsa të tjerat vetëm me dëme materiale.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.























