Aktakuzë ndaj dy të pandehurave për keqtrajtim të fëmijës në çerdhe
BKT
Kronika

Aktakuzë ndaj dy të pandehurave për keqtrajtim të fëmijës në çerdhe

E. Hoti / RTKlive

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurave për keqtrajtimin e një fëmije në një çerdhe në Fushë-Kosovë.

Të pandehurat N.M. dhe N.H., akuzohen për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

“Sipas aktakuzës, të pandehurat, në cilësinë e personave zyrtar, konkretisht staf i angazhuar në  Institucionin Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, kanë keqpërdorur detyrat e tyre zyrtare, duke e keqtrajtuar të dëmtuarin e mitur brenda hapësirave të këtij institucioni, ku si pasojë e këtyre veprimeve të njëjtat kanë kryer veprat penale të lartcekura”, ka thënë Prokuroria.

Tutje në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurat të shpallen fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

 


MË SHUME NGA Kronika