Antidroga e Policisë arreston tre persona të dyshuar në Prishtinë
BKT
Kronika

Antidroga e Policisë arreston tre persona të dyshuar në Prishtinë

A.B/ RTKlive

Policia e Kosovës, njofton se sot rreth orës 14:50, Policia ka pranuar një informatën se ne rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtine disa persona dyshohet se janë duke bere shitblerjen e substancave narkotike.

Sektori Qendror në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotikë ka reaguar në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në tre (3) persona të dyshuar të cilët ishin në veturën e markës Tiguan ngjyre hiri me targa vendore. Personi i cili ishte pasagjer në pjesën e pasme del nga vetura me një qese najloni në dorë ku dyshohej se kishte substance narkotike, i njëjti është ndaluar nga ana e policisë dhe tek i dyshuari me iniciale (SH.A.) janë gjetur në cilësinë e provave material (155) gram substancave narkotike e llojit mariuhanë.

Tek pasagjeri me inicialet (B.SH.), i cili ishte në veturën Tiguan janë gjetur (70) gram substanca narkotike e llojit marihuanë.

Gjatë angazhimeve policore në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre persona të dyshuar

Nga zyrtaret policor të antidrogës është njoftuar prokurori kompetent, ku është marr urdhër kontroll për bastisje të tri pronave – banesave të të dyshuarve, një kontroll është realizuar në rrugën “Sadik Zeneli”në Prishtinë pronë e të dyshuarit (B.SH.), ku në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar (435) gram substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë, një peshore dixhitale dhe folje për paketim të substancës narkotike,ndërsa në dy lokacionet tjera nuk është gjetur diçka e dyshuar.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruargjithsej dëshmitë si në vijim: Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë  435 gram, një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 80 gram, një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 75 gram, një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 70 gram, tre telefona mobil, një peshore, folie për paketimin e substancës narkotike.

“Në total janë gjetur dhe sekuestruar (660) gram substancë narkotike  e dyshuar e llojit mariuhanë. Me vendim të prokurorit,tre (3) të dyshuarit pas intervistimit ndalohen për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika