19:17 / 10.10.2023
Policia në Leposaviq, sekuestron tri vetura të komunës
E. Hoti / RTKlive
Policia ka zhvilluar një aksion në Leposaviq, në një depo pranë stacionit policor, nën dyshimin se ka armë.
Lajmi për RTK u konfirmua nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani, i cili ka theksuar se armë nuk janë gjetur, por policia ka konfiskuar tri vetura, pronë e komunës.
“Nuk kemi gjetur armë. Janë gjetur tri vetura, pronë e komunës së Leposaviqit. Ato i kemi sekuestruar”, ka thënë Elshani, duke bërë të ditur se aksioni ka përfunduar.























