Konfiskohet makina me vlerë mbi 100 mijë euro e kërkuar në Zvicër
BKT
Kronika

Konfiskohet makina me vlerë mbi 100 mijë euro e kërkuar në Zvicër

E. Hoti / RTKlive

 Policia e Kosovës ka konfiskuar një veturë me vlerë rreth 100 mijë euro pas bashkëpunimit me Policinë  e Zvicrës.

“Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion nga autoritetet e Policisë Federale të Zvicrës në lidhje me dyshimin se një veturë e llojit Mercedes e cila ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane, mund të jetë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Makina e llojit “Mercedes” u gjet pas veprimit të zyrtarëve policorë nga Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veriu.

“Përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), po ashtu edhe angazhimit të jashtëzakonshëm dhe veprimit të shpejtë e profesional, të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, më datë 10.10.2023 është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura e llojit Mercedes (vlera e përafërt  mbi 100 000 €) e cila ishte në kërkim në Zvicër”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia ka sqaruar se rasti është duke u trajtuar konform procedurave ligjore nga njësitë përkatëse policore.

Policia e Kosovës ka thënë  tutje se përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) ka një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen.


MË SHUME NGA Kronika