Policia arreston një person për `dhunë në familje` i konfiskohen armë
BKT
Kronika

Policia arreston një person për `dhunë në familje` i konfiskohen armë

F.S / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar në Istog njё person i dyshuar pёr `dhunё nё familje` e po ashtu edhe i ka sekuestruar armё dhe municion.

Në njoftimin Policisë së Kosovës, thuhet se njësitet relevante pas lajmërimit menjëherë i janё përgjigjur rastit dhe kanё bërë arrestimin e tё dyshuarit, ku gjatё intervistimit tё viktimёs e njëjta deklaron se i dyshuari posedon armё.

“Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar: njё armё pistoletё, dy karikatorë tё armёs, katёrqind e dymbёdhjetё fishekё, njё pushkё gjuetie dy tytёshe, dhe tridhjetë e dy  fishekё tё pushkës”, thuhet në njoftim. 

Sipas njoftimit i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit dёgohet nё mbajtje pёr 48 orё.


MË SHUME NGA Kronika