Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
BKT
Kronika

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

RTKlive

Me datën 12.10.2023 në ora 17:00 në Ferizaj, policët hetues të stacionit të Ferizajt kanë ndaluar edhe më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës B.C (M/K), i moshës 26 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, dega në Kaçanik, për veprën penale ‘’Ofrimi i lokaleve për prostitucion’’ me dënim burgimi prej 2 vite e 6 muaj dhe për veprën tjetër penale ‘’ Dhunë në familje ‘’ me dërnim burgimi prej 20 ditëve.

"I njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit, nga policët e stacionit të Kaçanikut është dërguar në vuajtje të dënimit", njofton Policia.


MË SHUME NGA Kronika