18:56 / 14.10.2023
Në një aheng familjar konfiskohet një armë
Në orët e mesditës se sotme policia në Skenderaj ka sekuestruar një armë zjarri.
Me t’ pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë.
"Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar K.Th.,18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’ Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës” dhe “përdorim i armës’’, njofton Policia.























