Humbin jetën dy persona në një vetaksident me traktor
BKT
Kronika

Humbin jetën dy persona në një vetaksident me traktor

E. Hoti / RTKlive

Policia ka bërë të ditur se të dielën në NovoBërdë kanë vdekur dy persona si pasojë e një vetaksidenti me traktor.

Sipas Policisë, dy viktimat  derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vetaksident. 

“Si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë  në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit”, ka njoftuar PK-ja në raportin e saj 24-orësh.

Tutje u tha se vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa  me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.


MË SHUME NGA Kronika