10:12 / 17.10.2023
Vdes një foshnje në rrethana të dyshimta, rasti nën hetime
M.P / RTKlive
Një foshnje ka vdekur dje rreth ores 06:15 në Prishtinë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
“Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull kosovar, i cili ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30 motra e tij e ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në QKUK”, njofton policia.
Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.























