10:21 / 17.10.2023
Përleshen fizikisht për shkak të veturës, arrestohen të dyshuarit në Pejë
M.P / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të përleshjes fizike pas një mosmarrëveshje për shitjen e veturës në mes të katër personave.
“Si pasojë e përleshjes fizike të dyshuarit kane pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.























